Rivlerësimi do shtyhet deri në prill 2022 për tre arsye! 56 mijë aplikime për rivlerësimin e pronave

23 Dhjetor 2021, 18:30| Përditesimi: 23 Dhjetor 2021, 18:34

  • Share

Afati për të rivlerësuar pronat do të zgjatet edhe me 4 muaj. Report TV ka mësuar se shtyrja e afatit do të miratohet nga Këshilli i Ministrave. Burime nga Ministria e Drejtësisë bëjnë të ditur se rivlerësimi i pronave shtyhet për tre arsye kryesore.

Së pari propozimi për shtyrje vjen si pasojë e pandemisë dhe vështirësive që ka krijuar në qarkullimin e qytetarëve. Së dyti për shkak se emigrantët nuk kanë përfituar pasi kanë qenë të penguar prej kufizimeve të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Së treti është problemi i legalizimeve, që t’ju jepet mundësia e përfitimit edhe atyre që kanë legalizuar shtëpitë e tyre së fundmi.

Ndërkohë për të shtyrë procesin e rivlerësimit sipas burimeve ka dakordësi mes institucioneve. Tatimi për të rivlerësuar pronat është 3%, nga 15% që është tatimi normal që paguhet në rast se shet pronat.

Në total deri në fillim të këtij muaji kishin aplikuar për të kryer rivlerësimin e pronave 56,623 qytetar, dhe ishin arkëtuar në nga ky proces 30,6 milionë euro. Synimi i ligjit ishte që të rivlerësoheshin në total 50 mijë pasuri të paluajtshme dhe të arkëtoheshin rreth 49.8 milionë euro.

Ligji për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme ka hyrë në fuqi në 1 janar 2020, dhe afati përfundimtar për tu mbyllur është 31 dhjetori 2021.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?