Rivlerësimi i pasurisë së Genti Shalës, konfirmohet në detyrë gjyqtari i Apelit

4 Gusht 2020, 09:29| Përditesimi: 4 Gusht 2020, 09:34

  • Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, Genti Shala.

Trupa gjykuese ishte e përbërë nga  Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, Firdes Shuli, të cilët pasi analizuan provat dhe faktet për ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional, vendosën konfirmimin e tij në detyrë.

Shala e ka filluar karrierën e tij si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 1999, pasi kishte shërbyer prej vitit 1995 në këtë gjykatë si ndihmës gjyqtar. Në vitin 2006 ai është emëruar anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, post që e ka mbajtur deri në vitin 2008. Në vitin 2010, Shala është emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë, funksion që e ka edhe sot. Komisioni e vlerësoi pozitivisht gjyqtarin Shala për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Megjithatë, Komisionin ka konstatuar një sërë problemesh të lidhura me deklarimet e pasurisë së gjyqtarit, por pas rivlerësimit të çështjes vendosi konfirmimin e tij në detyrë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?