Rivlerësimi i pronave po përdoret për pastrim parash, 3 hapat që ndiqen! Ekspertët: Të gjurmohet transaksioni i blerjes së pasurisë dhe burimi i lekëve

24 Prill 2022, 09:24| Përditesimi: 24 Prill 2022, 09:31

  • Share

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme nuk është shfrytëzuar vetëm nga qytetarët dhe bizneset për të afruar vlerën e pronës me çmimin e tregut, por është përdorur si kamuflazh nga persona të ndryshëm për të pastruar para.

“Për prona të regjistruara formalisht në nivele minimale shumë larg kushteve të tregut përdorin procesin e rivlerësimit si një mënyrë për t’ju afruar vlerës së tregut në rastin e një transaksioni të ri në të ardhshmen por themelore është që paratë ekzistojnë dhe i legjitimojmë ato”, thotë Zef Preçi.

Skema nis fillimisht me një marrëveshje, për ta blerë pronën formalisht me çmim reference që është më i ulët se vlera e tregut. Në mënyrë informale blerësi i jep shitësit shumën reale të kësaj prone. Hapi dytë është rivlerësimi. Prona përmes këtij procesi merr vlerën  e tregut. Hapi i fundit është shitja e pronës me çmimin e ri nga rivlerësimi.

“Nëse çmimi i referencës në X zonë është 65 mijë lekë të reja, çmimi i tregut kalon deri në 1200 euro metri katror dhe njerëzit për të shmangur pagesën e tatimit të fitimit bëjnë këtë pjesë. Ose kur nuk i kanë paratë e deklaruara bëjnë marrëveshje ta bëjnë blerjen me çmim reference dhe më pas kalohet në procedura të tjera”, pohon Ervin Demirxhiu vlerësues i pasurive të paluajtshme.

Nëpërmjet kësaj skeme, shtetasi X pastron paratë e tij duke blerë një pasuri, të cilën më pas e rivlerëson duke i rrit vlerën, dhe e shet duke bërë që të ardhurat që do të fitojë nga këto transaksione të jenë shumë fish më të larta, dhe të jenë me burim të ligjshëm 

Por pse përdoret rivlerësimi për të legjitimuar paratë e paligjshme?

Prej vitit 2020 në vend ka nisur rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, që ju jep mundësinë qytetarëve të afrojnë vlerën e pronës me çmimin e tregut duke paguar vetëm 3% tatim mbi fitimin dhe jo 15% sa është në kushte normale. 

Konkretisht nëse një person ka blerë një pronë 100 mijë euro dhe sot e shet 120 mijë euro, ai do të duhet të paguaj 15% tatimin për këtë diferencë prej 20 mijë eurosh qytetari i detyrohet shtetit 3 mijë euro, ndërsa me këtë ndryshim ligjor në momentin e shitjes ai nuk paguan më këtë vlerë por vetëm 600 euro, sepse tatimi që paguan pas rivlerësimit zbret në 3%.

Çfarë mund të bëhet për ta ndaluar?

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi thotë se zgjidhja e vetme në një situatë të tillë është gjurmimi i transaksionit që në blerjen e pronës.

“Themelore është që qeveria duhet të krijoj të gjitha lehtësirat që transaksionet të kryhen përmes noterëve, përmes sistemit bankar dhe njëkohësisht agjencitë ligjzbatuese duhet të operojnë në momentin e blerjes dhe jo në momentin e rivlerësimit çka do të thotë që nëse kryhet një transaksion jashtë kushteve të tregut, detyrimisht duhet të jetë një sistem alarmi dhe të jetë subjekt i monitorimi të rreptë për të ndjekur transaksionin dhe gjurmimin e burimit”, thotë Zef Preçi.

Nëse gjurmohet transaksioni i parë, gjetja e burimit të parave dhe shmangia e pastrimit të parave do të ishte më e thjeshtë.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ardit: 24/04/2022 19:22

    Ska asnje shans pastrimi. Diferenca eshte e vogel dhe ska ndonje pastrim. Ky eshte sulm qe te hiqet rivleresimi me 3%

    Përgjigju
  • pastrimibi mendjes: 24/04/2022 17:06

    nje gje spo kupton ky i shkret popull nga delirante. personi x me parate e pista...si pastron parate nga rivleresimi?? ok per evazionin por kjo eshte llogjika e rivleresimit...por parate nga rivleresimi i u pastrokan?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?