Mbledhja e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë

Kronikë

Rizgjidhet kreu i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë

25 Shtator 2022, 18:45| Përditesimi: 25 Shtator 2022, 18:59

  • Share

Ditën e djeshme, në një mbledhje të zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë, përmbaruesit privatë zgjodhën organet drejtuese, ku u vendos që kreu i Dhomës të rizgjidhej përsëri Tedi Malaveci.

“Dje, më datë 24 Shtator 2022, në një mbledhje maratonë prej 7 orësh, zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë, përmbaruesit privatë zgjodhën organet drejtuese, ku drejtimin e Dhomës ia besuan përsëri kreut aktual të saj, Z.Tedi Malaveci.

Asambleja Zgjedhore u mbajt në prani të 125 përmbaruesve, të cilët i dhanë një mandat tjetër drejtimi 4-vjeçar Z.Malaveci. Kreu aktual i Dhomës, me votim të fshehtë, mori besimin e 74 përmbaruesve, përballë tre kandidatëve të tjerë konkurrues.”, thuhet në njoftimin e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësor Privatë.

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?