Receta

Rizogalo në furrë, receta greke e Sultiashit të pjekur nga zonja Albana

30 Maj, 11:29| Përditesimi: 30 Maj, 11:30

  • Share

Rizogalo në furrë (Sultiash grek)

Përbërësit:

  • 150 gr oriz
  • 750 ml ujë i vluar
  • 1 litër qumësht
  • 200 gr sheqer
  • 1 lugë gjelle niseshte
  • Pak vanilje ose lëkurë limoni
  • Kanellë për servirje

Përgatitja:

Në një tenxhere të madhe hedhim 750 ml ujë të vluar dhe shtojmë orizin. E ziejmë në zjarr të mesëm për 10-15 minuta, derisa orizi të zbutet dhe të pijë thuajse të gjithë ujin. Më pas shtojmë qumështin dhe sheqerin. E përziejmë vazhdimisht në zjarr të ulët për 10-15 minuta, që të mos ngjitet poshtë. Nëse e dëshirojmë më të trashë, tresim një lugë niseshte në pak qumësht të ftohtë dhe e shtojmë tek masa duke e përzier shpejt që të mos krijojë kokrriza. Në fund e aromatizojmë me pak vanilje ose lëkurë limoni. E kalojmë masën në një tavë ose në tasa të vegjël qeramike dhe i vendosim në furrë të parangrohur në 180°C për 20-30 minuta, derisa sipërfaqja të marrë një kore të artë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?