Rizoto me bizele dhe pançetë
Përbërësit:
320 gr oriz karnaroli ( carnaroli)
100 gr pancetë në feta
250 gr bizele
1 litër lëng perimesh
vaj dhe gjalp
1/2 qepë të kuqe
kripë
Përgatitja:
Në një tigan të thellë ngrohim 1 lugë gjelle vaj ulliri presim pançetën në shirita dhe e skuqim deri sa pancetta të bëhet kërce dhe të marr ngjyrë të kuqërremtë. E largojmë nga tigani.
Në po atë yndyrë që skuqëm pançetën shtojmë qepën të grirë imët dhe e kaurdisim atë për 5 minuta, shtojmë 1 garuzhdë lëng perimesh dhe I lëmë bizelet dhe qepën të ziejmë. Më [as I kalojmë në blender dhe I kthejmë në pure. Ndërkohë në një tigan të thellë shkrijmë 1 lugë gjelle gjalp dhe 1 lugë gjelle vaj ulliri shtojmë orizin dhe e kaurdisim deri sa orizi të ngrohet mirë. E shuajmë me lëng perimesh e përziejmë ngadalë. E lëmë deri sa orizi të përthithë lëngun e perimeve. Shtojmë purenë e bizeles, pak lëng perimesh dhe vazhdojmë përzierjen kështu vazhdojmë deri sa orizi të ziejë dhe lëngu I perimeve të mbarojë në fund shtojmë 1 lugë gjelle gjalp dhe panetën e skuqim dhe e shërbejmë.