Rizoto me fruta deti
320 gr oriz carnaroli
400 gr kallamarë
350 gr karkaleca
2 thelpinj hudhër
1/2 gotë verë të bardhë
1 qepë të vogël
1/2 degë selino
1/2 karrotë
1/2spec pikant
7-8 domate qershi ( opsionale)
vaj ulliri
kripë dhe piper të zi
1 lugë supe gjalp I ftohtë
majdanoz
1 litër lëng perimesh ose peshku
Përgatitja:
Në një tigan të thellë vendosim 2 lugë gjelle vaj ulliri, qepën e grirë shumë hollë, selinonë, karrotën, të grirë në kubikë shumë të vegjël, 2 thelpinj hudhër ( të plota) për të aromatizuar përbërësit dhe I largojmë më vonë,si dhe specin e kuq pikant. Kaurdisim perimet sa të ulin volumin por pa I dhënë ngjyrë. Shtojmë kallamarët të prerë në shirita me gjatësi 2-3 cm i përziejmë, shtojmë karkalecat, vazhdojmë përzierjen deri sa karkalecat, vazhdojmë përzierjen deri sa karkalecat të zverdhen, shtojmë dhe domatet. I shuajmë me pak verë të bardhë dhe pas 1-2 minutash I largojmë nga zjarri I vendosim në një tas të mbyllur. Në një tigan të thellë me 1 lugë gjelle vaj ulliri, pak qepë shtojmë orizin dhe I kaurdisim për 5 minuta . E shuajmë dhe orizin me ½ e verës së mbetur dhe sapo alkooli të avullojë, shtojmë 1 garuzhde lëng perimesh ose peshku. E përziejmë deri sa orizi të përthithë lëngun. Kështu vazhdojmë deri sa orizi të zbutet në fund shtojmë karkalecat dhe kallamarët e gatuar, I përziejmë shtojmë 1 lugë gjalp të ftohtë, e përziejmë, shtojmë majdanoz dhe piper të zi, dhe menjëherë e servirim.
Shënim: Domatet qershi janë alternativë, mund t’I përdorni ose jo , varet nga shijet tuaja.