Rizoto me kungull të njomë nga zonja Vjollca

11 Maj 2020, 10:45| Përditesimi: 11 Maj 2020, 11:29

  • Share

Rizoto me kungull të njomë

Përbërësit:

320 gr oriz

1 qepë

1 litër lëng perimesh

100 ml verë e bardhë

1 lugë gjelle gjalp

4 lugë gjelle parmixhan

Kripë dhe piper i zi

Vaj ulliri

5 gjethe mente

Përgatitja: Fillimisht vendosim lëngun e perimeve të ziejë. Në një tigan të thellë me 1 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim qepën të grirë shumë hollë. Shtojmë orizin dhe e përziejmë derisa orizi të ndërrojë ngjyrë. Shtojmë pak nga pak lëngun e perimeve dhe e lëmë derisa orizi ta përthithë te gjithë lëngun. Kështu vazhdojmë derisa të kalojnë 15 minuta dhe lëngu të ketë mbetur pak. Grijmë kungujt në rende dhe i përziejmë mirë me orizin. Para se ta lajrgojmë nga zjarri shtojmë djathin parmixhan. E servirim duke e dekoruar me gjethe menteje.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?