Rizoto me panxhar nga zonja Albana

25 Nëntor 2022, 10:32| Përditesimi: 25 Nëntor 2022, 10:33

  • Share

Rizoto me panxhar

Përbërësit:

  • 240 gr oriz carnaroli
  • 150 gr panxhar
  • 60 gr djathë parmixhano
  • 60 ml pana
  • 40 gr gjalpë
  • 40 gr parmixhano të grirë
  • Buljon perimesh
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht kalojmë në blender panxharin bashkë me bujonin e perimeve. Vendosim në një tenxhere nje kubik gjalpë dhe kaurdisim për pak minuta orizin. Më pas shtojmë buljonin gradualisht duke e trazuar vazhdimisht. Sapo orizi përthith buljonin shtojmë përsëri duke e trazuar derisa rizoto të gatuhet plotësisht. Në një tigan vendosim panën, shtojmë pak djathë parmixhano dhe pak buljon. Këtë masë e shtojmë tek rizoto, e trazojmë dhe e servirim menjëherë të ngrohtë spërkatur me djathë parmixhano.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?