Rizoto me shafran nga zonja Albana

13 Tetor 2023, 12:32| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 12:34

  • Share

Rizoto me shafran

Përbërësit:

  • 400 gr oriz Arborio
  • 1 bustinë shafran
  • 100 gr gjalpë
  • 100 gr djathë parmixhano
  • 1/2 qepë
  • 1 litër lëng perimesh
  • Kripë

Përgatitja:

Për të përgatitur shpejt dhe lehtë rizoton me shafran, skuqim gjysmën e qepës së grirë hollë në gjalpë. Shtojmë orizin, pak kripë dhe e mbulojmë me lëngun e perimeve. Në fund të zierjes, shtojmë një qeskë shafran të tretur më parë në gjysmë gote me ujë të nxehtë. E trazojmë rizoton me shafran me një grusht djathë parmixhano të grirë dhe e shërbejmë të nxehtë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?