Oriz me pançetë në krem djathi
Përbërësit:
- 240 gr oriz Carnaroli
- 2 të verdha veze
- 60 gr djathë pecorino
- 40 gr djathë parmixhano
- 60 gr pançetë e ëmbël
- 1 litër lëng perimesh
- 40 gr gjalpë
- Vaj ulliri ekstra i virgjër
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht në një tavë skuqim orizin për disa minuta me pak vaj ulliri. Herë pas here shtojmë lëng perimesh ose mishi dhe e gatuajmë orizin si për të bërë një rizoto.
Ndërkohë në një tigan që nuk ngjit kaurdisim pançetën e prerë në rripa. Pasi të bëhet krokante, e largojmë pançetën nga tigani duke e lënë mënjanë yndyrën që ka lëshuar.
Në një enë vendosim dy të verdhat e vezëve, shtojmë djathin e deles dhe yndyrën e pançetës dhe e përziejmë me një rrahëse. Më pas shtojmë gjalpin, djathin e grirë parmixhano, kripën dhe piperin e zi të bluar. Pasi të ketë kaluar 15 minuta nga zierja e orizit, fikim zjarrin, shtojmë salcën e përgatitur, e trazojmë mirë dhe e servirim të ngrohtë me pançetën e thekur.