Rizoto/Pilaf me gorgonzola dhe speca nga zonja Albana

5 Prill 2023, 11:51| Përditesimi: 5 Prill 2023, 11:54

  • Share

Rizoto me gorgonzola dhe speca

Përbërësit:

  • 300 gr oriz Carnaroli
  • 1 spec i verdhë
  • 1 spec i kuq
  • 120 gr gorgonzola
  • 1/4 gotë verë
  • 40 gr djathë parmixhano
  • 1 qepë e vogël
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër
  • Lëng perimesh  
  • Kripë, piper i zi  

Përgatitja:

Fillimisht vendosini specat në furrë të piqen për pak minuta. Më pas largoni lëkurën e tyre. Kalojini specat në një frulator derisa të përftoni një krem ​​të butë.

Në një tigan të madh me anë te larta skuqni orizin me pak vaj ulliri ekstra të virgjër, më pas shuajeni me verë. Në zjarr të ulët, vazhdoni të gatuani orizin duke shtuar lëngun e perimeve nga pak dhe duke vazhduar përzierjen në të njëjtin drejtim. Në gjysmën e gatimit, shtoni kremin e specave.

Në minutat e fundit të zierjes, shtoni 3/4 e gorgonzolës dhe vazhdoni ta trazoni derisa djathi të shkrihet plotësisht. Në fund të gatimit shtoni pjesën e mbetur të gorgonzolës, shtoni djathin parmixhano, pak kripë dhe piperin e zi të bluar në çast.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?