Maqedoni e Veriut, arratiset ish-shefi i inteligjencës Sasho Mijallkov, i pakapshëm nga shteti

22 Shkurt 2021, 17:03| Përditesimi: 22 Shkurt 2021, 17:07

  • Share

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë lëshuar urdhër-arrest për ish-drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov. Gjykata vendosi që t'i caktojë paraburgim shtëpiak Mijallkovit në pritje të aktvendimit përfundimtar për skandalin e përgjimit të paligjshëm, i cili u bë publik në vitin 2015.

Ndaj tij policia e kërkon atë me fletë- arrest kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi nuk dihet nëse  është larguar nga shtetit legalisht apo ilegalisht. Penalja njofton se kanë caktuar masë kundër tij, menjëherë pas kërkesës së Prokurorisë.

Mirëpo policia nuk e ka gjetur në shtëpinë e tij për t'ia dorëzuar vendimin e gjykatës. Gjatë mbrëmjes, ekipe policore kanë kryer kontrolle në pronat e tij, ndërsa kanë kontrolluar edhe hyrje-daljet e Shkupit, por nuk kanë arritur të gjejnë asnjë gjurmë.

Nëse arratisja konfirmohet e suksesshme, do të jetë kjo arratisja e dytë spektakolare në pak vite, pasi asaj të Nikolla Gruevskit në vitin 2018. Mijallkov akuzohet për organizimin e përgjimit të paligjshëm të rreth 20 mijë qytetarëve. Se ai ishte një nga personat më të rëndësishëm në Shkup gjatë udhëheqjes së Gruevskit.

Ku iku Sasho Mijalkov? Si u zhduk ish-drejtori i DSK-së para syve të policisë?

Prokurorët Lençe Ristovska dhe Trajçe Pelivanov nuk e kanë ditur  se ai po përgatit arratisje, pas fjalëve mbyllëse të premten për rastin “Target- Fortesa”. Ata e kanë informuar Ministrinë e Brendshme se gjykimi ka mbaruar dhe se ka ngelur vetëm shqiptimi i vendimit. Të shtunën në mbrëmje në ora 23 policia ka njoftuar Prokurorinë se ka dyshime se Mijallkov  se do të arratiset. Të dielën në orën 15 ka mbërritur kërkesa për arrest shtëpiak. Kërkesa ishte aprovuar, ndërsa Mijalkov ishte vendosur nën video dhe audio mbikëqyrje. Deri në orën 18:45 pasdite, prokuroria ka pasur informata se Mijallkov nuk ka ikur. Atij i humbet çdo gjurmë pas orës 21:47. Prokuroria dyshon se Mijallkov kishte ndihmës dhe e dinte se ndaj tij kishte masë paraburgimi dhe se ai po ndiqet nga policia.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?