Robert Aliaj: Kënga e Ronelës skandaloze, kishte vetëm ulërima! Performanca e denjë për club striptizmi! Paraqitja më e dobët që kemi pasur në Eurovision

11 Maj 2022, 12:15| Përditesimi: 11 Maj 2022, 14:30

  • Share

Performanca e këngëtares Ronela Hajati, ishte paraqitja me e dobët që ka pasur Shqipëria ndonjëherë në Eurovision. Kështu thotë artisti dhe këngëtari i njohur Robert Aliaj Dragot, i cili nuk i ka kursyer aspak kritikat mbi paraqitjen e këngëtares mbrëmjen e kaluar, e cila nuk arriti as të kualifikohej në finale.

Në një intervistë për Report Tv, në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, këngëtari tha se kënga e Ronela Hajatit ishte skandaloze, e për të nuk kishte këngë, por vetëm një ulërimë. Aliaj tha se performanca ishte e denjë për club striptizmi, duke shtuar së qëllimi i vetëm ishte provokimi, që edhe ai nuk u arrit.

‘Performanca ishte skandaloze fare, nuk u zhgënjeva fare, e prisja. Aty vetëm u ulërit, kishte ulërima skandaloze! Nuk mund të kuptoj se si mund të quhet këngë, një ulërimë e tillë. Kënga është komunikim me tingujt. Pastaj nuk u zhgënjeva edhe për faktin se nuk u kualifikua. Kjo ishte paraqitja më e dobët që kemi pasur ndonjëherë në festivalin Evropian. Nuk e merr njeri për këngë festivali atë. Festivali Evropian është një festival familjar. Ky nuk është një problem që ka të bëjë me standardin e  komunikimit. Po flasim për nivelet artistike dhe mënyrën si komunikojmë. Ka përgjegjësi të cilat, mesa duket ne nuk i kemi, janë injoruar krejtësisht. Është në limitet e shëmtimit edhe paraqitje fizike. Çdo gjë ishte jo e gjetur, dhe ishte bërë me qëllim për tu provokuar. Kërkohej një ngacmim, por nuk ishte ky ngacmimi artistik, qëllimi i artit është të ngacmojë, reflektimin dhe mendimin e njerëzve, pro jo me një kërcim tëerk, pasi bëhet në klube striptizmi. Duhet shumë klas, më mirë është të tregojmë se jemi një vend i varfër dhe me probleme pafund, por ama që ne mund të kemi artistë të mirë dhe të mençur kjo nuk duhet të na mungojë ne sepse nuk mungojnë.’- tha Aliaj.

Por për këngëtarin, Robert Aliaj, faji nuk është i këngëtares, por i atyre që e zgjodhën që të përfaqësojë Shqipërinë.

‘Korrupsioni në art është gjëja më e tmerrshme që mund të ndodhë. Kjo është demotivuese për shumë artistë, sepse e dinë se nuk do të fitojë. TVSH ka nevojë për një reformim shumë serioz. Duhet të ndodhe diçka me RTSH-në. Performanca ka ardhur që nga zgjedhja, faji nuk është i këngëtares, por i atyre që e zgjodhën. Duhet të mbizotërojë meritokracia dhe jo nepotizmi. TVSH duhet të ketë politikat e veta absolute dhe të panegocueshme.’- u shpreh Aliaj.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • [email protected]: 12/05/2022 18:25

    Vulgar = Art Vetem ulerima, drita, zhurme, ishte arti I kesaj.

    Përgjigju
  • Makiwa71: 11/05/2022 17:50

    O bir Selman i nanës qa të qaj ma parë. Faji asht qysh në fillim, nuk asht dashtë me u pranu hiç në festival në Tiranë, mbrapa asht juria ajo që ka fajin kryesor , bile i muloft haleja, se s'kanë ftyrë kërkund.Turp.

    Përgjigju
  • Zana: 11/05/2022 16:20

    Paraqitja ishte tmerresisht skandaloze, kenga kot fare me ulerima. Romela mendoi se bota eshte keshtu pa moral e pa ide, mbase e mendoi lakuriq. Jo vajze bota ka moral e rregulla, ne morem kot keto 30 vjet. Ti nuk e meritove dhe nuk tregove asnje vlere te vetme, perkundrazi tregove qe je fare po fare pa nivel si kengetare dhe artiste.

    Përgjigju
  • Shokutarras: 11/05/2022 15:23

    Jo pra se ben si dijetare kjo, do cuna qe lexojn libra, po vet me duket ka lexu manualin e perdorimit te lavatrices qe bente si centrifug ne performance...

    Përgjigju
  • Paul: 11/05/2022 14:44

    Bravo Robert je i madh.....

    Përgjigju
  • Komshiu i vjeter: 11/05/2022 14:44

    Ti Bero ja ke fut plote , kengetarja aq di , dhe aq dha , nuk ka faj , por nuk ishte Osman Mula ne jurine e Eurovizionit qe te fitonte vajza e Marash Hajatit

    Përgjigju
    • albgunsmith: 11/05/2022 14:52

      vajza e zhdanovit te shqiperis. marash hajati instrumenty i terrorit komunist mbi artin...cuditerisht e bija esht me ekstravagantja e me ''borgjezja''

  • eduarti: 11/05/2022 14:42

    Nuk eshte faji i kesaj bibe qe kujton se po te kendosh pa brek do fitoi por i jurise se tvshurres qe i dha cmimin e pare...... plera te ndyer....

    Përgjigju
  • Tironci: 11/05/2022 14:41

    Pajtohem plotesisht me prononcimin e Robertit ! A di kush te na thote,se cilet kane qene ne Komisionin e Festivalit dhe qe nxorren ne vend te pare kete kenge/muzike kaq vulgare ?? Turpi eshte i tyre ! Tironci

    Përgjigju
  • Lorenc: 11/05/2022 13:14

    Me prostituta nuk behen kenge po qe te perfasoj 1 popull 1 prostitut si ajo nuk e kisha imagjinuar kurre dhe i thot vetes shqiptare zoti na ruajt

    Përgjigju
    • Nikaj: 11/05/2022 14:35

      Ka faje Ronela, por ma shume ata qe e zgjelen per cmim te pare, per te cuar ne Eurovision. Cka kerkuam ate e fituam.

  • Mondi: 11/05/2022 12:59

    Ok.zoti Robert por kenget si kurverim ju I keni afruar,na I keni shfaqur ne qe I kemi pare ,na e kane shpifur dhe I kemi hedhur ne plehera .kush e pranoi ne festval dhe i dha cmim te pare?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?