Big Brother Vip Albania

Big Brother/ Robert Aliaj: Nëse im bir do të krijonte lidhje me Kejvinën nuk më ka baba! Nuk e lë djalin të gjejë grua nëpër televizione

17 Janar 2023, 11:15| Përditesimi: 17 Janar 2023, 11:18

  • Share

Prej disa javësh, djali i Robert Aliaj Dragot, Kristi është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”. Mirëpo, ditët e fundit, ai është parë të ketë një raport më të afërt me Kejvina Kthellën, madje, është konsideruar edhe si fillimi i një lidhje dashurie.Në një intervistë, Roberti tregoi se i biri është i lidhur jashtë dhe nëse do të krijonte një marrëdhënie me një vajzë të shoëbizit nuk do të ishte më babai i tij. Ai theksoi se mendon se Kristi ka disa parime kur bëhet fjalë për familjen e tij të ardhshme.

“Është një njeri që e jeton jetën për qejfin e vetë në fakt. Asnjëherë nuk ka dashur televizionin, kurrë nuk ka pasur prirje, te “Love Story” e hutuan ato dy producentet, e shkatërruan fare. Ai mori një pagesë të mirë dhe tha e di si është puna, do vijë të bëjë një gallat, një eksperiment këtu. Edhe praktikisht ai ishte shumë i qartë që në fillim si te “Big Brother”, i tha: ‘Unë nuk jam këtu për gjë, dashurinë e kam jashtë, këtu kam ardhur për famë’.

Përsa i përket marrëdhënieve me vajzat, Roberti është shprehur se Kristi është shumë i kudesshëm me vajzat dhe shumë i edukuar.

“Shiko këtu ka një moment që duhet sqaruar. Kristi është një djalë shumë i edukuar dhe po të them që ai kurrë nuk do ta fyente një femër qoftë edhe e përdalë. Ai do të thoshte: “Kjo është një femër që duhet respektuar. E para, unë nuk e ndjek fare BBVA, vetëm shoh se çfarë postohet. E kam neveri. Nuk e kam vetëm me ‘Big Brother’, por as veten nuk e shoh në ekran. Por Kristi ka thënë që nuk është tipi im, nuk e ka fyer. Po ndryshoi mendje Kristi, mua nuk më ka baba. Unë nuk e lë djalin tim, dmth nuk e pranoi që djali im të gjejë grua nëpër televizione. Ai e di shumë mirë opinionin tim që unë nuk kam qejf të fusë në shtëpi një tip të shoëbizit, pa e paragjykuar fare në kuptimin e këtij shoëbizi sepse vetë kam qenë i shoëbizit, nuk e snoboj këtë gjë. Por unë dua një gjë me mend. Nuk dua një njëri me buzë, më pëlqen më shumë kur hap gojën ta ardhuroj”, tha Roberti.

F.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ca bohet: 17/01/2023 14:39

    Ore te lidhet me Kejvinen ja ben hallall, po shiko mos lidhet me Luisin qe lyn floket.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?