Robert De Niro

Robert De Niro zbulon se është bërë baba për herë të 7-të në moshën 79-vjeçare

9 Maj 2023, 18:51| Përditesimi: 9 Maj 2023, 18:53

  • Share

Aktori i njohur Robert De Niro ka zbuluar se është bërë baba për herë të shtatë. Fituesi i çmimit Oscar, 79-vjeç tha gjatë një interviste teksa po flitej për prindërimin dhe filmin e tij më të fundit se ka 7 fëmijë.

‘Dua të them, nuk ka rrugëdalje me fëmijët! Nuk më pëlqen të vendos ligjin dhe gjëra të tilla! Por, [ndonjëherë] thjesht nuk ke zgjidhje," shpjegoi ai. "Dhe çdo prind, mendoj, do të thoshte të njëjtën gjë! Ju gjithmonë dëshironi të bëni gjënë e duhur për fëmijët.’- tha ai.

Kur intervistuesi e pyeti De Niron për gjashtë fëmijët e tij, ai korrigjoi: Shtatë, në fakt!

‘Sapo jam bërë baba i një fëmije’, tha ai, megjithëse nuk dha detaje të mëtejshme për anëtarin më të ri të familjes apo partnerin me të cilin e priti fëmijën e 7-të.

Fituesi i çmimit Oscar ka gjashtë fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme. De Niro dhe gruaja e tij e parë, Diahnne Abbott, janë prindër të vajzës Drena, 51 vjeç, dhe djalit Raphael, 46 vjeç. Në vitin 1995, ai mirëpriti djemtë binjakë Julian dhe Aaron, 27 vjeç, me ish të dashurën e tij, modelin dhe aktoren Toukie Smith. De Niro ndan gjithashtu djalin Elliot, 24 vjeç dhe vajzën Helen Grace, 11 vjeç, me ish-gruan e tij, Grace Hightoëer.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?