Roberta Metsola

Roberta Metsola rizgjidhet presidente e PE-së, Rama: Shqipëria pret të vijojë punën për forcimin e raporteve me BE-në

16 Korrik, 16:48| Përditesimi: 16 Korrik, 16:55

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur rizgjedhjen e Roberta Metsolës si presidente e Parlamentit Evropian.

Për kreun e qeverisë rizgjedhjen e Metsolës, është një lajm i mirë për rajonin tonë dhe për Shqipërinë. Rama thotë se pret me padurim që të vazhdojë të punojë ngushtë me Metsolën për të forcuar marrëdhëniet me BE-në dhe mbështetur vlerat e përbashkëta evropiane.

‘Urime të ngrohta për Roberta Metsola, për rizgjedhjen e saj si Presidente e Parlamentit Evropian. Rikonfirmimi i besimit nga Shtëpia Evropiane e Demokracisë me një votim të jashtëzakonshëm prej 562 votash është një dëshmi e lidershipit të saj të besueshëm, energjisë dhe vizionit në krye të një prej institucioneve kyçe të Bashkimit Evropian në këto kohë sfiduese për të gjithë.

E dashur Roberta, rizgjedhja jote është gjithashtu një lajm shumë i mirë për rajonin tonë dhe Shqipëria pret me padurim të vazhdojë të punojë ngushtë me ju për të forcuar marrëdhëniet me BE-në, për të mbrojtur dhe mbështetur vlerat e përbashkëta evropiane, si dhe sigurinë, prosperitetin dhe solidaritetin e një BE që i përkasim dhe punojmë çdo ditë për t'u bërë pjesë.’- shkruan Rama.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Trrnakop Kacija: 17/07/2024 17:48

    Parlamenti Europian si Kuvendi i Shqiperise, a u zgjodh Fredi Beleri eurodeputet??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?