Sandro Tonali do bëhet lojtari i Newcastle për shumën e 75 milionë eurove, duke bërë që Milani të bëjë shitjen më të shtrenjtë në histori. Kalimi i mesfushorit 23-vjeçar në Premier League ka sjellë edhe reagimin e Roberto Mancinit.
Trajneri i kombëtares së Italisë tha se është për keqardhje që një lojtar si Tonali të largohet nga Serie A, por sipas tij vazhdimi i karrierës së Tonalit në Premier League do t’i shërbejë shumë lojtarit.
“Nga njëra anë ka pak keqardhje nëse një lojtar i ri i mirë si Tonali largohet nga Italia do të thotë se ka disa probleme në nivel teknik, megjithatë, të luash Premier League në Tonali do të jetë e dobishme, është mirë për të”, tha Mancini për Sky Sport.