Trajneri Mancini

Roberto Mancini zyrtarisht tek Italia, PSG merr trajner Thomas Tuchel

15 Maj 2018, 10:03| Përditesimi: 15 Maj 2018, 10:18

  • Share

Roberto Mancini është edhe zyrtarisht trajneri i ri i Italisë. Pas zgjidhjes së kontratës me Zenit dhe ndeshjes së fundit në kampionatin rus trajneri Mancini zbarkoi të hënën në Romë dhe në mbrëmje çdo gjë u bë zyrtare. Roberto Mancini hodhi firmën në kontratën që do ta bëjë atë trajner të Italisë deri në vitin 2020, pra Mancini ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Federatën Italiane. Një nga drejtuesit e FIGC, Fabbricini ka thënë:

Morëm Mancinin trajner. Entuziazmi i tij ishte vendimtar për zgjedhjen tonë. 

Drejtues i FIGC, Roberto Fabbricini

Roberto Mancini do të debutojë më 28 maj në miqësoren ndaj Arabisë Saudite dhe ka për detyrë të ringrejë Italinë dhe së pari ta dërgoj në Euro 2020.

Ndërsa në Paris është duke nisur epoka e Thomas Tuchel i cili që prej së hënës pasdite është zyrtarisht trajneri i ri i PSG-së për dy sezonet e ardhshme. Trajneri gjerman që ka drejtuar së fundi Dortmundin ka firmosur një kontratë 2-vjeçare dhe do të marrë vendin e lënë bosh nga Unai Emery. Spanjolli e kishte bërë me dije vendimin e tij që më herët dhe do të largohet pas ndeshjes së fundit ndaj Caen më 19 maj. Gjermani Tuchel shprehet entuziast dhe thotë se kjo është sfida më e rëndësishme për të dhe se mezi pret të nisë nga puna.

City ka zhvilluar paradën tradicionale të kampionit në rrugët e Manchesterit për të festuar me tifozët titullin kampion. Guardiola dhe futbollistët festuan me rreth 100 mijë tifozë titullin e rekordeve të cilin e mbyllën me 100 pikë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?