Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez

Sport

Roberto Martinez: Belgjika ime la gjurmë

12 Korrik 2018, 07:41| Përditesimi: 12 Korrik 2018, 08:20

  • Share

Është ndalur në gjysmëfinale rrugëtimi i Belgjikës në Botërorin “Rusi 2018”, pasi “djajtë e kuq” u mundën 1-0 nga Franca. Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, u shpreh:

Ishte një ndeshje e dueluar deri në fund, por një goditje këndi bëri diferencën. Nuk mund t’i kërkoj asgjë më shumë skuadrës time, pasi dhamë gjithçka dhe e provuam për ta barazuar ndeshjen deri në vërshëllimën e fundit. Natyrisht që jemi të zhgënjyer, pasi dhamë gjithçka për t’ia dalë mbanë. Por kemi edhe një ndeshje për të luajtur dhe mund të shfryjmë aty inatin e këtij eliminimi. Duhet ta mbyllim me nder këtë turne, duke fituar sfidën e fundit dhe jo të largohemi me mërzitjen e një gjysmëfinaleje të humbur. Ky është një ekip me shumë kampionë, që e treguan se sa vlejnë në këtë turne, ndaj jam krenar për të gjithë.

 Roberto Martinez, trajner

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?