Robin Krasniqi bën ëndrrën realitet, Boksieri fiton titullin 'WBC Silver', shpallet kampion në mes të Prishtinës

6 Gusht 2023, 11:07| Përditesimi: 6 Gusht 2023, 14:34

  • Share

Boksieri kosovar Robin Krasniqi bën ëndrrën realitet.

Pas plot nëntë raundeve boks në stadiumin “Fadil Vokrri”, Krasniqi e mposhti boksierin francez Nadjib Mohammedi duke fituar titullin WBC Silver në kategorinë e peshës gjysmë të rëndë.

Gjyqtarët e diskualifikuan Mohammedin për shkak të gabimeve të njëpasnjëshme, edhe pse ai ishte duke avancuar me pikë. 

Vetë Krasniqi fitoren e së shtunës, 5 gusht 2023, ia dedikoi popullit të Kosovës.

“Falemnderit populli im, falemnderit Prishtinë, falemnderit Kosovë, për gjithë këtë përkrahje tuajën. Jam shumë i emocionuar dhe i gëzuar, fillimisht nga realizimi i ëndrrës sime për të boksuar para jush, e edhe më me fitoren e sontme timen dhe tuajën gjithashtu. Falenderoj çdo ekip e person të angazhuar në këtë mega projekt timin" shkruajti Krasniqi në facebook.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?