Rocco Vata ftohet nga ekipi A i Irlandës

Sport

Rocco Vata ftohet nga kombëtarja A e Irlandës, shuhet mundësia për të luajtur me Shqipërinë

5 Mars, 15:21| Përditesimi: 5 Mars, 15:25

  • Share

Rocco Vata, djali i ish-kapitenit të kombëtares shqiptare, Rudi Vata, ka marrë një vendim të rëndësishëm në karrierën e tij futbollistike.

Pas thirrjes nga kombëtarja A e Irlandës, mundësia për të luajtur me Shqipërinë nëse merr minuta në fushë, do jetë zero.

Vata, i cili ka shfaqur një nivel të lartë performance në nivele të ndryshme, ka vendosur të pranojë ftesën nga Irlandën, duke konfirmuar kështu se do të përfaqësojë këtë kombëtare dhe jo Shqipërinë.

Ky vendim shënon një hap të ri për të talentin e Watford, por gjithashtu tregon se FSHF nuk ia doli të bindë një prej talenteve më premtues.

Në këtë mënyrë, një tjetër mundësi për të luajtur me Shqipërinë për Rocco Vata mbyllet, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin lindur për përfshirjen e tij në ekipin kombëtar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: