Rocco Vata pas tripletës

Rocco Vata shënoi tre gola, komentatori italian befasohet: Mama mia

23 Mars, 21:02| Përditesimi: 23 Mars, 21:03

  • Share

Talenti shqiptar i futbollit, Rocco Vata shkëlqeu me fanellën e U-21 të Irlandës, teksa shënoi tripletë kundër San Marinos në fitoren 0-7. Ishullorët nuk zhgënjyen në kualifikueset e Euro 2025 për këtë moshë, me të birin e Rudi Vatës që paçka moshës më të re shkëlqeu me tre gola.

Në minutat 62, 64 dhe 90+2 Vata tregoi se është i denjë për një fanellë titullari, ndërsa në golin e dytë nga distanca befasoi edhe komentatorin italian. "Mama mia (nëna ime)", thotë ai pas golit.

Djaloshi 18-vjeçar është pjesë e Celtic në Skoci, ndërsa është në kohë për të zgjedhur të veshë fanellën e kombëtares shqiptare në të ardhmen.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?