Rodrigo Hernandez Cascante me një nga trofetë e fituar te Man. City

Rodri fitoi 'Topin e Artë', Manchester City ekspozon trofetë në Shqipëri

29 Tetor, 11:46| Përditesimi: 29 Tetor, 11:48

  • Share

DURRËS - Sportdashësit dhe tifozët e Manchester Cityt do kenë mundësi të shohin nga pranë disa nga trofetë e fituar nga "Qytetarët". Për herë të dytë City do ekspozojë trofetë në Shqipëri, teksa pas Tiranës është mundësia e Durrësit.

'Dyrrah City Academy' më datë 2 nëntor do të japë një mundësi të shkëlqyer për komunitetin e Durrësit dhe për zhvillimin e të rinjve në sport. Një turne që përfshin shkollat e qytetit, jo vetëm që nxit frymën e garës dhe bashkëpunimit midis nxënësve, por gjithashtu promovon vlera si përkushtimi, disiplina dhe puna në ekip.

Një nga aspektet më të rëndësishme të këtij eventi është prezantimi i kupave nga Manchester City Football School, një institucion ndërkombëtar që sjell me vete përvojën dhe prestigjin e futbollit në nivelet më të larta. Ky partneritet përçon një mesazh të fortë se 'Dyrrah City Academy' synon të ndihmojë në zhvillimin e futbollistëve të rinj dhe të ofrojë mundësi unike për të mësuar nga ekspertët më të mirë në botë.

Përmes sistemit përzgjedhës, fëmijët më të talentuar do të kenë mundësinë të tregojnë aftësitë e tyre në një skenë të madhe dhe të përjetojnë emocionet e finales.

Në datën 2 nëntor tifozët do të fokusohen te kupat mitike të Manchester City… me “Champions 4 in a roë, Trophy Tour”, në fillim në Pallatin e Sportit në Durrës, e më pas në Olympic Park, në qytetin bregdetar.

Kujtojmë që vetëm të hënën e 28 tetorit një nga futbollistët e Man. Cityt, Rodri fitoi "Topin e Artë" si lojtari më i mirë në botë për vitin 2024.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?