Politikë

'Rozafa e re' alarmon myslimanë e ortodoksë në Shkodër: Po na grabisin pronën! Qeveria të anulojë lejen për kullën 35-katëshe

13 Tetor, 16:01| Përditesimi: 13 Tetor, 17:44

  • Share

Në qendër të Shkodres është ngritur kantieri për ndërtimin e kullës 35 kate “Rozafa Tower”, duke ngjallur reagimin e dy komuniteteve fetare, atij mysliman dhe ortodoks. Kryemiftiu Muhamed Sytari dhe kreu i ortodokseve, At Aleksander Petani akuzuan Qeverinë se në pronën e tyre të grabitur ka dhene leje nje private për të ndertuar kullën.

“Në zemër të Shkodrës po ndodh një grabitje flagrante. Shembulli më i keq që jep shteti i cili po lejon të ndërtohet në pronë të grabitur”, tha kreu i myslimaneve.

Më tej thekson se thotë se do të përdoret çdo lloj forme reagimi kundrejt grabitjes së pronës.

Nga ana tjetër, drejtuesi i Ortodoksëve deklaroi se “Në ligjet në atyre ku duam të hyjmë ne, në Bashkimin Evropian tre ligjet e para janë të: Liria, feja dhe prona. Këto dy të fundit po shkelen me këmbë dhe po grabiten..!”

“Ajo prona na takon neve, me vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk lejojmë tjetersim”, theksoi kreu i ortodokseve.

I pyetur për protesta nga Komuniteti Mysliman në Shkodër, myftiu Sytari deklaroi se çdo gjë do të jetë në kohën e vet.

"Kemi fituar gjyqe, kemi të gjitha letrat dhe paradakosalisht ndodhemi në këtë situatë. Ju duhet ta dini se Komuniteti Mysliman i ka të gjitha instrumentat për të bërë çfarë nuk është bërë deri me sot! Ata që mendojnë se mund të shkelin të drejtat tona të mendohen mirë”, tha ai.

Një vit më parë u prezantua projekti i kullës 35-katëshe, e para e këtij lloji dhe e kësaj madhësie në Shkodër. Ndërtimi do të realizohet nga kompania “Uldedaj group” e sipermarresit Agustin Uldedaj. Që në fillim ndërtimi i saj u kundërshtua si nga komunitete fetare ashtu edhe nga qytetarët shkodranë, të cilët protestuan kundër betonizimit të qytetit.

 

R.D/V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • ylvi: 13/10/2025 20:31

    Larg kullat nga Shkodra,mos ja prishni identitetin,turizmit të vjetër mjafton ti bëhet një rikonstruksjon.... Mos e shkatëroni Shkodrën....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?