Roger Federer

Sport

Roger Federer bëhet miliarder, vetëm shtatë sportistë në histori e kanë arritur këtë nivel

27 Gusht, 15:25| Përditesimi: 27 Gusht, 15:26

  • Share

Legjenda zvicerane e tenisit, Roger Federer, është futur zyrtarisht në klubin elitar të sportistëve miliarderë, duke u bërë vetëm i shtati në histori që arrin një pasuri mbi 1 miliard dollarë.

Sipas 'Forbes', pasuria neto e 44-vjeçarit arrin rreth 1.1 miliard dollarë (1.05 miliard euro). Federer, i cili u tërhoq nga tenisi profesionist në vitin 2022 pas një lamtumire emocionuese në 'Laver Cup' përkrah Rafael Nadal, ka fituar 130 milionë dollarë nga çmimet e karrierës, shifër që e vendos pas Novak Djokovic (188 milionë $) dhe Nadalit (134 milionë $).

Megjithatë, pasuria e tij është ndërtuar kryesisht jashtë fushës. Federeri ka qenë për vite partner i markave të mëdha si Nike, Rolex, Mercedes-Benz, Uilson, Mout & Chandon dhe Lindt. Në vitin 2018, ai nënshkroi një kontratë 10-vjeçare me Uniqlo me vlerë 300 milionë dollarë, ndërsa në 2021 investoi në kompaninë sportive On, ku zotëron rreth 3% të aksioneve.

Zvicerani ka shtuar edhe më tej investimet, duke përfshirë kompaninë e ushqimeve bimore NotCo, ku bashkëpunon me kampionin e Formula 1, Lewis Hamilton. Përmes 'Laver Cup', turneun që ai vetë themeloi, Federer mbetet aktiv në tenis, duke gjeneruar mbi 15 milionë euro fitime çdo vit.

Me statusin e ri, ai u bashkohet ikonave të sportit si Michael Jordan, Magic Johnson, LeBron James, Tiger Woods dhe miliarderëve të tjerë të rrallë që kanë kombinuar suksesin sportiv me atë financiar. Pionieri i parë ishte Ion Țiriac në vitin 2007, ndërsa ish-basketbollisti Junior Bridgeman zotëronte një pasuri prej 1.4 miliardë dollarësh para vdekjes së tij.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?