Roger Federer dhe princesha e Uellsit, Kate Middleton

Roger Federer rikthehet në Wimbledon, bashkë me princeshën e Uellsit kanë detyrë të re

28 Qershor 2023, 14:33| Përditesimi: 28 Qershor 2023, 14:34

  • Share

Tetë herë fituesi i Wimbledon, Roger Federer dhe princesha e Uellsit, Kate Middleton ishin prezent në stërvitjen e djemve dhe vajzave që kapin topat në turneun e famshëm të tenisit që do mbahet në Londër.

Dyshja kanë dashur të japin një shembull përkushtimi për të rinjtë që kanë një detyrë jo të lehtë si kapësa topash në tenis, të cilët stërviten çdo ditë për të qenë në formë.

Kate Middleton ka marrë pjesë rregullisht në kampionatin Wimbledon që kur u martua me Princin William në 2011. Në vitin 2017, Mbretëresha Elizabeth II e njohu pasionin e saj për sportin duke e emëruar atë si mbrojtëse të Klubit të Tenisit në të gjithë Anglinë (AELTC).

Ajo u ka dhënë çmime fituesve të finaleve të meshkujve dhe femrave për disa vite. Ajo i dhuroi trofeun Novak Djokovic dhe Elena Rybakina në vitin 2022. Përpara eventit të këtij viti, Kate Middleton u bashkua me Roger Federer për të tërhequr vëmendjen për përkushtimin e të rinjve. Kate Middleton shihet duke kapur një top gjatë një seance stërvitore që u godit jashtë fushës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?