Kronikë

Roja dhe pushuesit shpëtojnë 21-vjeçarin nga mbytja në Divjakë

24 Korrik 2019, 17:46| Përditesimi: 24 Korrik 2019, 18:09

  • Share

DIVJAKË-Një 21-vjeçar nga Grabjani është shpëtuar nga mbytja mesditën e sotme. I riu me inicialet F.M. ishte futur për t'u larë, por rrezikoi mbytjen, ndërsa ndërhyrja e rojes së kullës së vrojtimit, policisë dhe pushuesve e shpëtuan. 

F. M. aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjës, jashtë rrezikut për jetën nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Gjithashtu, sipas policisë në zonën e plazhit të Divjakës, patrulla e policisë ka konstatuar një person i cili drejtonte automjetin tip "Benz" në mënyrë të parregullt.

Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dehur dhe policia e prangosi 42 vjeçarin me inicialet Sh. Ç. nga Elbasani.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?