Kronikë
Top 24

Roje në Athinë, dhunohet për vdekje nga grabitësit 51-vjeçari shqiptar, telefonata e fundit me të bijën

17 Qershor 2019, 11:41| Përditesimi: 17 Qershor 2019, 11:44

  • Share

Një shqiptar i moshës 51-vjeç i cili punonte si roje në një kompani policie private është dhunuar për vdekje nga disa persona të cilët më pas e kanë plaçkitur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Korydallos gjatë orëve të para të mëngjesit në rrugën Dervenakion ku disa persona kanë thyer derën e kompanisë ku punonte shqiptari dhe pasi e kanë lidhur këtë të fundit e kanë goditur disa herë me shufër hekuri në kokë duke i shkaktuar dëme të mëdha.

Pak pas ngjarjes 51- vjeçari shqiptar arriti që t'i telefononte të bijës dhe t'i tregonte për grabitjen. Ajo ka qenë e para që ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka gjetur edhe babain e larë në gjak.

Më pas në vendin  e ngjarjes ka mbërritur ambulanca që ka bërë të mundur transportimin e 51-vjeçarit në spitalin e Attic, por nuk mundi që tu mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?