Ditën e djeshme pas samitit që u mbajt për Ukrainën në Tiranë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ndal për të konsumuar drekën në kryeqytet në shoqëri të kryeministrit Edi Rama dhe disa prej liderëve të rajonit të Evropës Juglindore.
Shefi i i kuzhinës në restorantin ku Zelensky konsumoi vaktin ushqimor para se të largohej nga Tirana, zbuloi detaje që nga masat e marra për sigurinë e deri tek fakti që ushqimin e kishte provuar ai vetë para se t’ja shërbente presidentit ukrainas dhe liderëve të tjerë.
“Gjëja që ishte më ndryshe nga të tjerat këtë radhë ishte çështja e sigurisë. Rojat e Zelenskit ishin në gjithë lokalin tim. Ushqimin nuk e provuan, por unë vetë, po... Po flasim për një person, vendi i të cilit është në luftë. Pavarësisht se është bërë personazh nga mediet dhe situata, përgjegjësia nuk ishte e lehtë. Nuk ishte vetëm prezenca e tij, por edhe delegacionet e tjera shoqëruese në salla të ndryshme, rreth 100 persona në total... Afër Zelenskit ishte ulur kryeministri Rama. Në anën tjetër ishte ndoshta kryeministri i Kroacisë dhe në krahun tjetër presidentja e Kosovës. Presidenti [Aleksandër] Vuçiç nuk ishte për drekë," u shpreh z. Gjepali.
Gjatë kohës që Zelensky dhe liderët e tjerë po konsumonin drekën, jashtë restorantit që ndodhej në qendër të Tiranës, u morën masa të rrepta sigurie duke u ndaluar edhe qarkullimi i qytetarëve përreth objektit.
Po mire o z.Rama,Zelensky te vinte mysafir per here te pare dhe kohen e qendrimit e kishte te shkurter dhe nuk ishte vetem,ishin gjithe liderat ballkanike,s.d.q nuk mund te jepje nje dreke te thjeshte, por dinjitoze ne nje nga vilat e Bllokut,ose dhe te Pallati i Brigadave,por perfunduat ne nje restorant?!
PërgjigjuShikoni cfar komenti ben kjo mostra me emrin Eli.....kete komedian qe u be president po e perkrah gjith bota e qyteteruar sigurisht pervec shpellareve komunist....
PërgjigjuKoke e madhe prandaj. Aktor komik I deshtuar qe ktheu ne tragjedi jetet e te pafajshmeve. Cfare fitoi Shqiperia...
PërgjigjuFitoj nje m.. te madh. Fitoj sorsi