Jannik Sinner

Roland Garros/ Jannik Sinner s'trembet nga Pavel Kotov, tenisti italian shkon në 1/8

31 Maj, 20:42| Përditesimi: 31 Maj, 20:43

  • Share

FRANCË - Jannik Sinner kalon pa problem në raundin e 1/8-tave të 'Roland Garros' teksa italiani eliminoi pa shumë lodhje rusin Pavel Kotov. Ky i fundit u dorëzua në tre sete me shifrat identike 4-6, 4-6, 4-6 në një ndeshje që zgjati për 2 orë e 29 minuta.

22-vjeçari italian vazhdon kështu rrugëtimin fantastik në tokën pariziene teksa deri më tani në tre ndeshjet e zhvilluara nuk ka humbur asnjë set, duke zhdukur çdo dyshim për atë dëmtim në hije para se të niste turneu. Në raundin e 1/8-tave, Sinner do të përballet me fituesin e çiftit Moutet-Ofner.  

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?