Nga sulmi më 8 Janar ndaj selisë së PD nga grupi i Berishës

Opinion

Roland Lami: 8 Janari simbolika e një bunkieri

8 Janar, 20:35| Përditesimi: 8 Janar, 21:05

  • Share

8 janari do mbetet në historinë e pluralizmit shqiptar si simbolika e luftës për të siguruar një godinë pavarësisht sa e zbrazur nga idetë është ajo. 

Zbrazëtinë e ideve politike të Z. Basha e pasoi Z. Berisha.

8 Janari do mbahet mend si ilustrim i luftës brenda llojit i cili është shumë më i ashpër sesa ai me kundërshtarin politik. Grupet politike ishin gati të eliminon fizikisht njeri-tjetrin deri në asgjësim ndërsa me kundërshtarin historik mjaftojnë fjalët.

8 Janari do mbahet mend si momenti kur Z.Basha kuptoj që lider nuk të bën godina por mbështetësit, ndërsa Z.Berisha kuptoj që rikthimi i selisë të rikthen partinë por jo votat për të fituar pushtetin. Kujtojmë rezultatin e zgjedhjeve të 2023.

8 janari do mbahet mend si moment tipik për të kuptuar akrobacitë që bëjnë njerëzit vetëm që të sigurojnë mandatin e deputetit. Të gjithë ata që vollën vrer ato ditë për njëri tjetrin sot janë si vëllezërit siamezë. Madje garojnë mes njëri tjetrit kush të ekzaltohet më shumë në valle me këngën e Berishës. Akrobacira që na risjellin shprehjen e të madhit Agollit " kjo nuk është demokraci por shkërdhatokraci".

8 janari do mbahet mend si një histori turpi i gjyqësorit që zvarriti pafund një çështje banale juridike duke i shkaktuar jo pak kosto PD së rithemelimit ne zgjedhje.

8 Janari do mbahet mend si momenti jo i bashkimit të PD por i ndarjes më të thellë të saj pas ngjarjeve të 98. Ata që besuan se marrja e godinës do largonte të keqen nga PD, Z. Basha si shkaktar i ndarjeve dhe i pamundësisë për të fituar sot me Z.Berisha janë më të qartë se kurrë që fitorja është me e pamundur se kurrë. Në atë godinë thjeshtë u zëvendësuar njerëzit por problemet mbeten aty të pazgjidhura.

8 Janari do mbahet mend si fillimi i shndërrimit të selisë së PD si mburojë e halleve të Berishës me drejtësinë jo të qytetarëve ndaj keqeverisjes së rilindjes.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?