Foto nga Tirana

Roland Qafoku: Do kthehemi nga SHBA të jetojmë në Tiranë, ju jetoni këtu dhe se kuptoni sa ka ndryshuar Shqipëria

12 Prill 2023, 15:48| Përditesimi: 12 Prill 2023, 15:49

  • Share

Unë me Ketën kaluam disa orë të këndshme dje me dy miqtë tanë të vjetër të ardhur nga New Yorku. Aneta Peqini dhe Julian Bega janë shumë të dashur për ne prej afër 30 vjetësh. Ata jetojnë në SHBA dhe ajo që na gëzon është se të dy janë profesorë të matematikës në një High school dhe japin mësim lëndën për të cilën janë diplomuar në Tiranë. Ajo që na trishton është se sa e sa vargje të tillë shqiptarësh të mençur e të zotë jetojnë larg Shqipërisë.

Na gëzon fakti gjithashtu se të dy djemtë e tyre studiojnë në universitetet më të mira amerikane. Madje, i vogli, Henri, aktualisht është student në “Boston University” i vlerësuar gjeni. Neta dhe Juli nuk e pëlqejnë fare këtë fjalë por me vlerësimet që ka marrë dhe fakti që e profesorët e “Harvard university” e kërkojnë të studiojë për master atje, unë parashikoj që në një të ardhme në rrethet shkencore të SHBA do flitet shumë për këtë djalë.

Ajo që më interesonte më shumë prej amerikanëve tanë, përveçse rrëfenjave për jetën e tye në SHBA ishte se si ju dukej Shqipëria, veçanërisht Tirana, Lushnja, Vlora etj, etj. Disa herë afrova veshët më shumë, sepse nuk e besoja se të dy flisnin kaq mirë për Shqipërinë. Tirana u pëlqente shumë. Vlora u pëlqente shumë. Kishin blerë shtëpi në Tiranë dhe po mendonin edhe për në Vlorë. Lëviza nga vendi. Ose ne, ose këta kemi një problem me togëfjalëshin “pëlqej shumë”. Dhe bëra gazetarin.

Unë: Ore, se mos me këto fjalë po bëni fushatë, se sot filloi?

Juli: Ju nuk e kuptoni se sa është zhvilluar Shqipëria, se jeni këtu.

Unë: Ore, ne nga mëngjesi në darkë kritikojmë dhe shajmë për shumë e shumë gjëra që nuk na pëlqejnë.

Neta: Unë kuptoj që jeta nuk është edhe aq e lehtë këtu, por nuk e merrni me mend se sa të mira keni.

Unë: Çfarë ju pëlqeu?

Juli: Rruga e Kombit, rruga e Vlorës, rruga e Elbasanit, stadiumi kombëtar, hotel Marriott, gradacielat e reja, Unaza e re.

Unë: Tre të parat janë ndërtuar në kohën e Berishës. Katër të dytat janë ndërtuar në kohën e Ramës dhe Veliajt. Të gjitha këto punë janë sharë mbarë e prapë se janë bërë keq dhe se janë vjedhur.

Juli: Unë nuk i di këto. Unë di që më pëlqyen shumë. 

Unë: Po mirë pse nuk rrini në Shqipëri ju, por në SHBA?

Juli: Po. Do kthehemi. Pas pak vitesh e kemi bërë në plan të kthehemi këtu.

Unë: Ore, si e kaluat Covidin ju?

Neta: Lehtë e kemi kaluar, po ju?

Unë: Tani që po ju dëgjojmë ju, kuptoj që e paskemi kaluar rëndë.

Qeshëm me lot. Kuptova një gjë. Sa energji negative kemi kur ndodh diçka dhe bëhet një punë në Shqipëri. Më saktë fare, si ka mundësi që për çdo punë të bërë, mbi të kalon një lumë sharjesh? Ndoshta kjo është pjesa e genit tonë. Më parë shajmë se sa shijojmë një punë të bërë. Mu bë dilemë që të gëzohesha apo të mërzitesha. Megjithatë lajmi i mirë është se dy profesorë të nderuar shqiptarë do kthehen nga SHBA.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anonim: 13/04/2023 13:04

    Qe do kthehen e kuptuam. Qe paskan blere dy shtepi edhe kete na e thane. Nje gje nuk thane, se po te rrine dhe nja 4 vjet sa te dalin me pension Amerikan, me llogari bankare te mbushur dhe ti shpenzojne ne kete Shqiperine e bukur qe eshte bere tani.

    Përgjigju
  • Niku: 12/04/2023 19:44

    Nashi, keta do kthehen se pane 2-3 rruge te bera dhe nje stadium e nje hotel? Si shume ceket po i bien, po nejse mendje-mendje kjo dynja. Ishalla s'ju duhet te shkojne ne spital, apo te rritin femije ne shkolle. Kete gjeniun e tyre nuk e sollen e studioje ne Shqiperi, e cuan ne Boston. Qe ka te mira Shqiperia, ka plot, por nuk jane rruget e stadiumet, ato vene e vijne. DUhet bere nje lavazho truri per te gjithe qe t'i shohin gjerat me pozitivitet dhe te jene kerkues ndaj atyre qe i zgjedhin cdo 4 vjet, te mos sheshin voten per 1 thes miell e nje pale xhinse. Atehere do filloje te behet Shqiperia.

    Përgjigju
  • Nertila: 12/04/2023 18:13

    Hahahahahaha qe te ajo pjesa kur ua paska kerkuar djalin harvardi e qelbe. Harvardi pranon nja 10% te atyre qe aplikojne nga e gjithe bota, po per kete gjeniun ka dale me qiri. Lene pastaj te kjo do kthehemi.

    Përgjigju
    • Redi: 14/04/2023 05:05

      Harvard di se ku kerkon. Po ne të tjerët që na kerkon Stanford si t’ja bëjmë. Lol

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?