Lushnje- Mes dhimbjes, familjarët përcollën në banesën e fundit, Roland dhe Elidion Hoxhën, babë e bir që humbën në punë. Elidioni, 23-vjeç ishte kthyer nga emigrimi dhe po ndihmonte të atin kur ndodhi shperthimi fatal.
Me pikëllim, fqinjët e familjes Hoxha, në fshatin Stan-Karbunare të Lushnjes, tregojnë se 51-vjeçari Roland Hoxha kishte makinen me vinç dhe punonte prej disa vitesh si manovrator, ndërsa njihej si njeri human.
“Na erdhi keq shumë, Rolandi kishte vinçin e tij, punonte prej vitesh. E njohim për njeri punëtor dhe burrë të mirë. I biri, Elidioni e ndihmonte”.
Për ngushëllime në familjen Hoxha shkoi ministri i Brendshëm, Taulant Balla shoqëruar nga kryetarja e bashkisësë Lushnjes, Eriselda Sefa.
Incidenti i djeshëm, gjatë punës për ndërtimin e një magazine, i mori jeten babë e bir dhe la të plagosur 7 të tjerë, mes tyre deputeti socialist Bujar Çela, jashtë rrezikut për jetën. Në spitalin e Traumës po merr mjekim dhe 41-vjeçar Sokol Lumi. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Nga Lushnja drejt Tiranës u transportua sot i plagosuri i tretë Saimir Koreshi me dëmtime në gjymtyrë. Ndërsa në spitalin e Lushnjes aktualisht po trajtohen Ervis Sharka dhe Ilia Sota, në gjendje të stabilizuar. Të plagosurit Eriget Gorovelli dhe Lunedi Golemi dolen sot nga spitali.
Dy të vdekur
1-Roland Hoxha, 51 vjeç
2-Elidion Hoxha, 23 vjeç
1-Sajmir Korreshi biznesmen - Në spitalin e Traumës
2-Sokol Lumi punëtor - Në spitalin e Traumës
3-Bujar Çela, deputet - Në spitalin e Traumës
4-Ervis Sharka, punëtor- Në spitalin e Lushnjes
5- Ilia Sota, punëtor - Në spitalin e Lushnjes
6- Eriget Gorovelli - La spitalin e Lushnjes
7- Lunedi Golemi - La spitalin e Lushnjes
Lajmi kryesor:
Shpërthimi në Lushnjë me 2 të vdekur e 7 të plagosur, dyshohet se bombola me oksigjen ra nga vinçi! Hetohet leja e magazinës nën tensionin e lartë dhe shkelja e sigurisë në punë
S.G/ReportTv.al