Role me kungull të mbushur me mish të grirë dhe oriz
Përbërësit:
2-3 kunguj të njomë
1 qepë mesatare
300 gr mish të grirë
1/2 gotë oriz
kripë dhe piper të zi
1 lugë kafe spec i kuq pikant
2 lugë gjelle krem kosi
2 lugë gjelle salcë domate
1 gotë ujë
Përgatitja:
Lajmë mirë kungujt dhe I presim at oën feta shumë të holla, fletat e plota I vendosim në një kullesë dhe I spërkatim me pak kripë dhe I lëmë mënjanë. Pjesët e vogla anësore I presim në shirita më pas në kubikë shumë të vegjël e I vendosim në një task u do të shtojmë dhe 1/2 gotë oriz dhe mishin e grirë, qepën të grirë hollë, kripë, piper të zi dhe spec pikant I përziejmë mirë.
Thajmë fetat e kungullit nga uji që kanë nxjerrë. Vendosim nga 1 lugë gjelle mbushje e përgatitur në fillim të fetës së kungullit e mbledhur role dhe e vendosim në një tigan të lyer me pak vaj. Kështu vazhdojmë sat ë mbushet tigani. Në një tas vendosim 2 lugë gjelle salcë domate, 2 lugë gjelle salcë kosi I trazojmë, 1 gotë ujë, kripë, piper, 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe mbulojmë kungujt e mbushur. I vendosim në zjarr mesatar për 30 minuta të mbuluar deri sat ë jetë përthithur nga kungujt e mushur I servirim të ngrohta.