Receta

Role me mish të grirë dhe perime nga zonja Albana

30 Shtator, 11:47| Përditesimi: 30 Shtator, 11:48

  • Share

Role me mish të grirë dhe perime

Përbërësit:

  • 1 kg mish i grirë
  • 1 karotë e madhe
  • 1 qepë e madhe
  • 400 gr kërpudha
  • 150 gr djathë mocarela
  • 2-3 lugë gjelle vaj vegjetal
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq
  • Salcë e ëmbël ose e thartë sipas dëshirës

Përgatitja:

Grijmë imët qepën, e shtojmë te mishi i grirë bashkë me kripën, piperin dhe paprikën. I përziejmë mirë. Grijmë imët karotën dhe kërpudhat dhe i kaurdisim në tigan derisa të avullojë komplet lëngu. I lëmë të ftohen. Përziejmë perimet e fërguara me mishin e grirë dhe shtojmë mocarelën të prerë në kubikë. I përziejmë sërish që masa të homogjenizohet mirë. E shtrijmë masën e përgatitur në një letër pjekjeje dhe e mbështjellim role. E vendosim në furrë të parangrohur në 200 °C për 40–45 minuta. Më pas heqim letrën, lyejmë sipërfaqen me salcë të ëmbël ose të thartë sipas preferencës dhe e vendosim sërish në furrë edhe për 10 minuta të tjera, sa të marrë ngjyrë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?