Role mishi të mbushura me djathë dhe proshutë nga zonja Albana

22 Dhjetor 2023, 12:27| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 12:29

  • Share

Role mishi të mbushura me djathë dhe proshutë

Përbërësit:

  • 12 feta qafë derri
  • 12 feta djathë kaçkavall
  • 12 feta proshutë
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 thelpi hudhër
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Rrahim fetat e qafës së derrit me një çekiç mishi derisa të bëhen të holla. Presim hudhrën dhe majdanozin. Mbi çdo fileto mishi vendosim nga një fetë proshutë, më pas vendosim fetat e djathit kaçkavall dhe sipër shtojmë pak hudhër dhe majdanoz të grirë, kripë dhe piper. I rrotullojmë fort fetat dhe i fiksojmë mirë me shkopinj kuzhine.  Në një tigan me vaj te ngrohur mirë skuqim roletë e përgatitura ose i vendosim në furrë në 200°C për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?