Role pule me oriz

14 Dhjetor 2020, 10:33| Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 10:34

  • Share

Role pule me oriz

Përbërësit:

1 gjoks pule
5-6 domate të thata
50 g djathë kaçkavall
1 dorë rukola
Kripë dhe piper
Vaj ulliri
10 feta pançete

Për pilafin: 500 g basmati, 1 panxhar, vaj susami, kripë dhe lëng perimesh

Përgatitja:

Filetot e pulës i hapni si libër, i shtypni me çekiç kuzhine, i marinojmë me kripë dhe piper. Vendosim domatet e thata, rukola dhe djathë. E mbledhim role dhe e vendosim mbi një plastmas kuzhine ku kemi vendosur fetat e pancetes dhe e rrotullojmë të mbulohet i gjithë mishi. E mbeshtjellim me plastmasin dhe e lidhim si karamele. E shpojmë me kunjë druri dhe e ziejmë 5 minuta sa të mbidhet mishi. E heqim plastmasin dhe e vendosim në tavë qeramike me pak vaj ulliri. E pjekim në furrë të parangrohur me 180 gradë për 30-40 minuta. E presim në feta dhe e shoqërojmë me pilaf. Për pilafin: kaurdisim pak orizin, shtojmë panxharin e grirë në rende, kripë dhe lëng perime.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?