Jorida Tabaku dhe Taulant Balla

Roli i Kuvendit për integrimin, ngrihet komision i posaçëm

14 Shtator 2022, 13:13| Përditesimi: 14 Shtator 2022, 21:18

  • Share

Ka nisur punën Komisioni i Posaçëm parlamentar, i cili ka për qëllim ndryshimin e ligjit të vitit 2015, “Për rolin e Kuvendit në procesin e Integrimit të Republikës së Shqipërisë në BE”.  

Bashkëkryetarja e komisionit, Jorida Tabaku theksoi nevojën për rishikimin e legjislacionit aktual dhe forcimin e rolit të Kuvendit, pas Konferencës së parë Ndërqeveritare, Shqipëri-BE.

Bashkëkryetari tjetër Taulant Balla tha se ky komision u ideua si një komision mazhorancë- opozitë në mënyrë të barabartë, sepse e tillë është nevoja e këtij procesi.

 “Duhet të jemi të gjithë të barabartë në pjesëmarrje dhe në përgjegjësi në këtë proces”,- tha Balla.  

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?