Kosova & Rajoni

Roli i NATO-s në Kosovë, Osmani takon gjeneralin Cavoli

15 Shkurt, 16:59| Përditesimi: 15 Shkurt, 17:02

  • Share

Presidentja Vjosa Osmani në Konferencën e Sigurisë në Munih, është takuar me komandantin suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO, gjeneralin Christopher Cavoli, me të cilin ka diskutuar për rolin e organizatës më të madhe ushtarake në Kosovë.

Osmani ka ri-konfirmuar gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me NATO-n edhe në të ardhmen.

'Diskutuam mbi rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s në Kosovë gjatë 23 vjetëve të fundit në mbrojtje të sigurisë dhe stabilitetit.  Në këtë kohë përcaktuese për kontinentin evropian, riafirmova përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për një bashkëpunim të ngushtë me aleancën, duke kontribuar aktivisht në sigurinë e rajonit dhe më gjerë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

NATO përfaqësohet në Kosovë përmes misionit paqeruajtës KFOR./Kosovapress

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?