Politikë

Roli i qeverisë shqiptare për shqiptarët e Malit të Zi, deputeti Genci Nimanbegu flet për mandatin e 3 të Ramës: Ndikimi i tij ka qenë domethënës (VIDEO)

3 Maj 2021, 16:49| Përditesimi: 3 Maj 2021, 17:00

  • Share

Deputeti shqiptar në parlamentin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu në një intervistë për gazetarët në Shkodër vlerësoi rolin e qeverise shqiptare ne disa procese të rëndësishme për shqiptarët në Mal te Zi. Ai tha se pritshmëritë janë të larta për mandatin e tretë të Kryeministrit Rama.

"Ndikimi i z.Rama ka qenë domethënës dëshirojmë Shqipërisë më të mirën, qeverisja të jetë demokratike dhe zemërgjere, fatkeqësisht gjuha e rënduar ka konflikte ne si pjesë të konflikte të zbutet", u shpreh ai.

Nimanbegu foli dhe për politikën e brendshme të Malit të Zi dhe marrëdhënien jo të mirë me zv/kryeministrin Dritan Abazoviç, që sipas tij po vë në rrezik të ardhmen europiane.

"Së pari ndaj akuzave të pabaza duhet të mbrohemi. Z. Abanovic për gjithçka fajëson partitë shqiptare në Malin e Zi. Ne s'kemi askënd më pranë se vetë shqiptarët, kam bërë thirrje për bashkëpunim, nuk është mirë që nga miq të bëhemi armiq. veprimet e tij vënë në rrezik të ardhmen e Malit të Zi, subjektet qendrën e sheh në Beograd, në fokus kanë çmontimin e sistemit të kaluar. politikën që tani bëhet në Malin e Zi", shtoi deputeti shqiptar në Mal të Zi.

Genci Nimanbegu është deputet i Forcës së Re Demokratike dhe ka mandatin e 4 në Parlamentin e Malit të Zi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?