Roli i Ramës për konfliktin në Egje, historiani turk Hasan Oktay: Vizitat e tij ndihmuan ndjeshëm! Gazetari Guri: Kryeministri befasoi për mirë grekët

14 Janar 2021, 17:18| Përditesimi: 14 Janar 2021, 18:23

  • Share

Prestigjiozja gjermane BILD  dëshmon se vetë kancelarja Gjermane Merkel e kishte inkurajuar Ramën për rolin e tij pozitiv midis Turqisë dhe Greqisë. BILD e cilëson Ramën si “ndërtues të urave të komunikimit midis vendeve”. Rolin e rëndësishëm të kryeministrit shqiptarë për arritjen e takimit në 25 janar pas 5 viteve mungesë e thekson edhe historiani Hassan Oktay në një intervistë për Report TV.

“Vizita e Edi Ramës në Turqi ishte një vizitë tejet e rëndësishme dhe që nuk duhet të kalonte pa u diskutuar. Edi Rama është një figurë e rëndësishme politike në Shqipëri dhe një figurë e cila është e rëndësishme për rëndësinë që ka afërsia me Bashkimin Evropian. Sa i përket përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve të Turqisë me Greqinë, roli I Shqipërisë dhe Maqedonisë është tejet I rëndësishëm. Për këtë arsye edhe vizita e Ramës në Turqi është parë me një rendësi të madhe në këtë aspekt. Gjatë vizitës së Ramës në Turqi, sigurisht që një gjë e tillë është diskutuar, por një gjë e tillë nuk është diskutuar në median vendase. Por është e sigurte dhe e pranuar nga të gjithë që vizita e Ramës në Turqi dhe më pas në Greqi ka ndihmuar në zbutjen e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Turqisë. Sepse ju e dini që Greqia kërkon edhe zgjerimin e kufijve detarë dhe pa dakordësinë e Shqipërisë një gjë e tillë nuk është e mundur. Turqia ka ndihmuar më parë Shqipërinë për të gjetur një zgjidhje për problemet me Greqinë, kështu që organizimi I këtij takimi me ndihmën e Shqipërisë është I mundur. Dhe në takimin që do të mbahet në fund të këtij muaji, do të bëhet besoj publike roli I Shqipërisë. Dhe besoj se do të jetë më e mundur ta tregojmë se Edi Rama dhe vizita e tij në Stamboll të ketë ndikuar në lehtësimin e marrëdhënieve, “ tha Oktay.

Edhe mediat greke nuk kanë hezituar ta theksojnë rolin e Shqipërisë dhe të  kryeministrit Edi Rama në rikthimin e dialogut mes palëve.  Në një intervistë për Report TV gazetari dhe ish-kryetari i Komunitetit Shqiptar në Greqi Edmond Guri thotë se kjo ka ndihmuar në përmirësimin e imazhit të Shqiptarëve në vend.

“Faktikisht çështjet Shqiptare janë shpeshherë marrin vëmendjen e medias, pra janë në fokus të tyre. Patjetër kryeministri shqiptar është ndër ata persona që ka befasuar për së miri mediat greke. Mediat grere prej vitesh kanë treguar dhe tregojnë një fjalor të ashpër, shumë herë përtej realitetit në lidhje me çështjet shqiptare dhe Shqipërinë kryesisht. Edhe këtë herë nxituan ta bënin këtë në lidhje me vizitën e kryeministrit Rama. Nga ana tjetër ardhja e menjëhershme në Greqi pas vizitës në Turqi, takimi me ministrin Dendias dhe dreka në shtëpinë e kryeministri Mitsotakis, dhe takimi një orë kokë me kokë me të, u prishi shijen mediave. Filluan menjëherë të diskutojnë simbolikën e të tjerë. Dhe filluan të shpërndajnë komente se Rama kishte sjellë një mesazh nga Turqia për presidentin. Imazhi I kryeministrit Rama ndryshoi ndjeshëm. Për të parën herë pas kaq vitesh në mediat greke janë shfaqur reportazhe për situatën në Shqipëri.,”, tha Guri.

Vizita e kryeministrit Rama dhe kabinetit të tij, fillimisht në Ankara dhe më pas në Athinë, argumentohet si shkaku për të ulur në diskutime të dyja palët pas 5 vitesh shkëputje dhe një gjë e tillë është pranuar publikisht nga vetë ministri turk.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • redu: 14/01/2021 21:24

    Rama dhe Micotaqis dy miq te mire ne sherbim te naredhenieve shume te mira Greqi dhe Shqiperi

    Përgjigju
  • Dyrdyli: 14/01/2021 17:53

    Edi Rama burrrr i madh shteti GJigand i gjith historis Shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?