Festa e tifozëve të Romës

Roma bën Leverkusenin për 'Aspirina', italianët janë finalistët e Europa League

18 Maj 2023, 23:00| Përditesimi: 19 Maj 2023, 09:47

  • Share

Roma është finalistja e parë e Europa League. Skuadra e Mourinhos barazoi 0-0 me Bayer Leverkusen në Gjermani, duke iu falur fitores së parë 1-0 në "Olimpico". Në sfidën e kthimit, djemtë e Mourinhos u treguan të saktë në prapavijë, duke mbajtur portën të paprekur dhe administruar avantazhin e ndeshjes së parë gjysmëfinale.

"Aspirinat" gjermane duket se janë bërë për mjekim, teksa Alonso dhe të tijtë ishin shumë pranë një eventi historik. Tanimë është Roma që ka siguruar finalen e Europa League, duke rezervuar një vend mbrëmjen e 31 majit në Budapest.

Ndeshja nuk ka qenë e qetë, teksa u deshën gjashtë kartona të verdhë që arbitri të mbante në kontroll lojtarët. Në fillimin e pjesës së dytë ka pasur një ndërprerje prej disa minutash të lojës, me fansat e Romës që ndezën "BayArenën".

Tanimë Roma do duhet të presë shtesën në ndeshjen tjetër mes Sevillas dhe Juventusit, ndeshje që në Spanjë përfundoi 1-1 dhe shkoi në shtesë, për të mësuar kundërshtarin e finales së Europa League.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?