Sport

Roma bën planin për Higuain, ja si kërkon të bindë sulmuesin e padëshiruar nga Juventusi

20 Korrik 2019, 11:41| Përditesimi: 20 Korrik 2019, 11:47

  • Share

Situata e Gonzalo Higuain te Juventusi ndoshta nuk është aq e rëndë sa e Mauro Icardi-t te Inter-i, por edhe ‘El Pipita’ ka shumë gjasë të mos qëndrojë te klubi actual. Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, për këtë po mendon Roma e cila ka agti planin për të transferuar 31-vjeçarin.

Sipas këtij burimi klubi i kryeqytetit ka menduar t’i ofrojë Gonzalos një kontratë 4-vjeçare me 4.5 mln euro në sezon, aq sa aktualisht përfiton Dzeko i cili pritet të kalojë te Interi. Për momentin mbetet për t’u bindur edhe Juventusi, që nuk duket e vështirë pasi klubi bardhezi i ka hequr numrin 9 sulmuesit që në turin e verës do të mbajë 21.

Edhe paga e ofruar nga Roma nuk është e lartë, por ajo që mund t’i prishë mendjen argjentinasit është kohëzgjatja e kontratës, pasi në momentin që do përfundojë Hiaguain do të jetë disa muaj më i madh se 35-vjeç. Ndërkohë në kontratë për futbollistin do të jenë të parashikuara edhe disa bonuse.

Deri më tani Higuain nuk ka dëgjuar asnjë ofertë, me agjentin i cili njëkohësisht është edhe vëllai i tij, që pak javë më parë kishte deklaruar se ‘pipita’ në Itali do luante vetem për Juventusin. Gjithsesi situatat kanë ndryshuar dhe së shpejti pritet të ketë lëvizje.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?