Dzeko te goli i tretë

Roma fiton në ekstrem kundër Frossinone-s, Bayern-i merr tre pikët dhe kap Dortmundi-n

24 Shkurt 2019, 10:30| Përditesimi: 24 Shkurt 2019, 10:33

  • Share

Në “Seria A” Roma ka marrë një fitore të vuajtur kundër Frossinone-s. Verdhekuqtë e panë veten në disavantazh që në minutën e 5, por Në harkun kohor të 1 minute arritën të përmbysnin përkohësisht shifrat falë Dezko-s dhe Pelegrinit. Frosinone nuk dorëzohet dhe arritë të barazojë pak para fundit, por në minutën e 95 Dzeko bën ‘heroin’ për Romën duke vulosur shifrat në 2-3.

Në Gjermani Bayerni është mjaftuar me një fitore minimale 1-0 kundër Herthas së Berlinit. Në “Allianz Arena” goli trepikësh u realizua nga Havi Martinez në minutën e 62. Me këtë fitore Bayern ngjitete në kuotën e 51 pikëve, po aq sa Dortmundi i vendit të parë që ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?