Gian Piero Gasperini mund të jetë trajneri i ri i Romës në Serie A. Sipas raportimeve të “Sky Sport”, këtë të martë janë zhvilluar kontakte konkrete mes palëve, duke shtuar gjasat që tekniku italian të marrë drejtimin e skuadrës kryeqytetase.
Aktualisht Gasperini ka edhe një vit kontratë me Atalantën, por negociatat për rinovimin nuk kanë prodhuar një marrëveshje. Kjo situatë po shfrytëzohet nga Roma, e cila është në kërkim të një trajneri të ri prej disa javësh.
Verdhekuqtë i kanë ofruar një kontratë tre vjeçare 66-vjeçarit, ndërsa trajneri nga ana e tij ka njoftuar klubin bergamask për interesimin dhe kërkon të negociojë për një largim të mundshëm.
Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Gasperinit, i cili ndodhet mes dy rrugëve; rinovimi me Atalantën ose një aventurë e re në ‘Olimpico’ me Romën.
Komente
