Roma duke festuar

Sport

Roma 'likuidon' Verona-n dhe ëndërron Championsin, Napoli kap Interin në krye! Broja s'mjafton, Everton mposhtet nga City (VIDEO)

20 Prill, 10:13| Përditesimi: 20 Prill, 10:18

  • Share

Pas dy barazime me Juventusin dhe Lazion në derbi, Roma është kthyer te fitoret në Seria A, teksa këtë herë ka mposhtur 1-0 Veronan. Goli erdhi që në minutën e 4 nga Shumurudov, sulmuesi i cili bëri detyrën si ‘vrasës’ zone. Ky sukses i afroi verdhkuqtë vetëm 2 pikë larg zonës së Champions League edhe pse Ranieri para ndeshjes tha se ‘të pretendosh këtë objektiv nuk është realiteti dhe do të thotë të talles me tifozët’.

Një gol i mjaftoi edhe Napolit për të marrë 3 pikë tejet të rëndësishme në luftën për titull. Skuadra e Antonio Contes mposhti 0-1 Monzan, që prej kohësh ka mësuar fatin e saj të rënies në Seria B. Edhe njëherë, si shumë herë të tjera këtë sezon, heroin e bëri McTominay, i cili realizoi me kokë në pjesën e dytë. Ky sukses e barazoi Napolin në krye të Seria A me Interin, që ka një përballje tejet delikate në transfertë kundër Bologna-s.

Në La Liga Barcelona ka bërë një përmbysje të çmendur nga 1-3 në 4-3 kundër Celta Vigos. Katalanasit, që në rast disfatë vinin në rrezik serioz titullin kampion, në minutën e 64 shkurtuan disavantazhin me Olmon, para se Rapinha të barazonte disa sekonda më pas. Në shtesë, braziliani bëri heroin duke realizuar me penallti dhe duke marrë 3 pikë vendimtare për titullin.

Atletico Madrid e Simeones vazhdon të zhgënjejë. Këtë herë ‘el colchoneros’ u mposhtën 1-0 nga Las Palmas me një gol në minutat shtesë. 6 ndeshje nga fundi diferenca mes Atletico-s së vendin të 3 dhe Barcelonës krysuese ka shkuar në 10 pikë.

Në Premier League Aston Villa ka siguruar një fitore të madhe kundër Neëcastle me shifrat 4-1, që vlente për luftën në Champions League. Me këtë fitore, të besuarit e Emery, edhe pse renditen të 6 janë vetëm 2 pikë më pak se Neëcastle i vendit të 3.

Më herët edhe Manchester City mori një fitore të vyer në luftën për të siguruar një vend në Champions, teksa mposhti 0-2 Evertonin e Armando Brojës, i cili u aktivizua si titullar dhe bëri një paraqitje pozitive deri në minutën e 63 kur edhe u zëvendësua.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?