'Pas shiut dielli do të lindë'. Kjo shprehje mund t’i shkojë më së miri përshtat Justin Kluivert, sulmuesit holandez që po shkëlqen këtë sezon me Bournemouth në Premier League. Për të ka interes të shtuar nga Bayern Munich.
Në moshën 25-vjeçare, Kluivert është bërë një nga yjet kryesorë të Bournemouth, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë 5 asistime në 26 ndeshje. Sezone më parë ai u bashkua me Romën në Serie A, por e larguan nga kryeqyteti Italian.
Tanimë për djalin e Patrick Kluivert të shumta janë klubet e interesuara dhe vera e këtij viti mund ta gjejë në Bavari si pjesë e një prej klubeve më të rëndësishme në planet.
Klubi gjerman beson se mund të sigurojë nënshkrimin e Kluivert për një shumë prej rreth 40 milionë euro. Vetë sulmuesi e njeh mirë Bundesligën, pasi pas largimit nga Roma u bashkua me Leipzig.
Komente
