Politikë

Romana Vlahutin: Populli shqiptar e meriton Europën, politika duhet të plotësojë standardet

6 Maj 2018, 19:36| Përditesimi: 6 Maj 2018, 20:02

  • Share

Nga Shkodra në ditën e luleve, ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë Romana Vlahutin deklaroi se shqiptarët meritojnë Europën, por më parë duhet që të përmbushin standardet.

Ky është fillimi më i bukur i javës së Europës. Kam ardhur me një pjesë të ambasadorëve të vendeve anëtare, jam e lumtur. Shkodra është një nga qytetet e preferuara. Shkodranët janë europianë prej qindra shekujsh, shqiptarët janë europianë, por ajo që duam të bëjmë është që të sjellim standardet europiane këtu

Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin

Pyetjes se nëse politika shqiptare e meriton Europën, ambasadorja iu përgjigj me një 'thumbim' për klasën politike.

Populli shqiptar e meriton Europën. Bashkësia europiane nuk është bashkësi politikanësh, por bashkësi midis njerëzve.

Romana Vlahutin

Deklaratat ambasadorja i bëri e shoqëruar nga kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi në kuadër të ditës së luleve dhe nisjes së javës së Europës. Shqipëria ka marrë rekomandimin për hapjen e negociatave, ndërsa në fund të qershorit vendoset.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Babka Fahri " gjarpri nen gur": 06/05/2018 23:42

    Kur te behet kryeminister djali im Klevis Balliu i II-te athere hyjme ne Evrope.

    Përgjigju
  • Viçidoli Dixhital: 06/05/2018 23:04

    Shqipnia ne Evropi kur te due une.

    Përgjigju
  • Tirona: 06/05/2018 22:32

    Znj. Vlahutin ju lutemi shum rrini sa te rrini në shqiperi dhe shijojeni në maksimum te miren e saj ...por po pate mundesi mos ushqeni shpresa te kota qe shqiptaret dhe shqiperia do futet në europ se duhet te kalojn dhe 150 vjet te tjera qe te arrijm standartet e sotme te europes..... prandaj ha,pi, fli dhe ik nga ke ardhur si shum te tjere para teje!

    Përgjigju
    • Anton: 07/05/2018 15:34

      Me perpara do hyje Baba Erdogan dhe Turkmenistani ne Europe se ne Jemi populli me anadollak ne bote

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?