Kejsi dhe Kristi

Romancë e re në BBV, Kristi i shpreh hapur pëlqimin Kejsit: Më pëlqen era e trupit tënd, sa të bukur e ke qafën

20 Shkurt 2023, 22:17| Përditesimi: 20 Shkurt 2023, 22:18

  • Share

Brenda shtëpisë së Big Brother duket se po krijohet një çift i ri. Kristi dhe Keisi prej ditësh po ngacmohen bashkë. Fjalët e ëmbla, ledhatimet dhe prekjet, nuk kanë munguar mes dyshes.

Keisi në fakt nuk ka shumë ditë që është bërë pjesë e shtëpisë, por që prej hyrjes së saj, banorët nisën ngacmimet për të dhe Kristin, pasi duan t’i shohin si çift.

Sot ato kanë kaluar kohë veçmas, ku nuk kanë munguar fjalët e bukura dhe puthjet e shpeshta. Ndryshe nga herët e tjera, ky takim romantik nxorri në pah anën tjetër të Kristit. Ai habiti me deklaratat e shumta për të:

‘Më pëlqen aroma e trupit tënd’, ‘më fal qetësi’, ‘sa te bukur e ke qafën’.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?